Transmetuar më 01-05-2016, 13:18

Shkodër, 1 maj 2016, NOA.al – Katër grabitësit kanë arritur që të largohen nga banesa e biznesmenit. FNSH dhe policia janë vënë në ndjekje të tyre. Ndërkohë mësohet se është arrestuar bashkëpunëtori i 4 grabitësve.

Katër personat të cilët hynë për të grabitur në banesë janë pikasur nga banorë të zonës, të cilët kanë njoftuar edhe policinë. Ngjarja ndodhi në qytetin e Shkodrës, në lagjen “Rus”.

Më herët policia ka qëlluar në ajër dhe u ka kërkuar grabitësve që të dalin nga banesa dhe të dorëzohen. Mendohet se katër grabitësit qëndronin të izoluar brenda në banesë. Shtëpia është në pronësi të një biznesmeni 58-vjeçar.

FNSH dhe policia rrethojnë 4 grabitës në një banesë

Një aksion policor po zhvillohet në qytetin e Shkodrës, në lagjen e quajtur “Rus”. Mësohet se katër grabitës janë rrethuar nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë.

Policia ka qëlluar në ajër dhe u ka kërkuar grabitësve që të dalin nga banesa dhe të dorëzohen, ndwrsa mendohet se grabitësit janë të armatosur.

Shtëpia është në pronësi të një biznesmeni 58 vjeçar. Ky i fundit nuk ka qenë aty në momentin kur kanë hyrë grabitësit, por ka mbërritur më pas atje.

Biznesmeni 58-vjeçar ka njoftuar menjëherë Policinë pasi ka konstatuar se shtëpia po i vidhej. Policia ka rrethuar të gjithë zonën dhe po tenton që të hyjë brenda apartamentit për të kapur grabitësit./b.l/noa.al/

Pamje TV nga Ora News dhe tv lokal:

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd