Transmetuar më 01-05-2016, 12:25

Trajneri i Real Madrid, Zinedine Zidane është shprehur i lumtur që Gareth Bale ka lënë prapa lëndimet, ndërsa ka theksuar se ai mund ta ketë vazhdimësinë e Cristiano Ronaldos.
Bale i siguroi mbrëmë fitoren Real Madridit kundër Sociedadit, kurse një javë më parë kishte shënuar dy gola kundër Rayo Vallecanos.
“Jam i lumtur për Bale, pasi kishte shumë lëndime. Jam i lumtur ta shoh duke luajtur 90 minuta. Ai mund të bëjë atë që bën Ronaldo, dhe të luajë shumë ndeshje”, ka thënë Zidane.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





