Transmetuar më 01-05-2016, 11:04

Elbasan, 1 maj 2016, NOA.al – Një person është arrestuar nga policia e Cërrikut pasi është kapur në flagrancë me armë zjarri. Mësohet se në pranga është vënë 43-vjeçari Agron Hoxha, banues në Elbasan.

Arrestimi i tij erdhi pasi, gjatë ditës së djeshme, në afërsi të fshatit Banjë, grupi hetimor  i ka gjetur një armë zjarri dhe municione luftarake.

Nga veprimet e para hetimore, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri tip automatik model 56, kalibër 7.62 mm, 58 copë fishekë model 56, kalibër 7.62 mm.

Lidhur me rastin, materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për  veprime të  mëtejshme për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve  luftarake dhe e municionit”./b.l/noa.al/

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd