
Sezoni i pushimeve është koha më e përshtatshme për ndezjen e qirinjve me aroma të ndryshme, mirëpo rezultatet e një studimi treguan se duhet të jemi të kujdesshëm me aromat e tilla.
Frika qëndron në kimikatet që mund të ndodhen në aromën apo në dyllin, ekspozimi i tepërt në atom mund të dërgojë deri tek zhvillimi i astmës, dëmtimeve të mushkërive, dhe në raste ekstreme edhe kancer.
Studiuesit pohuan se qirinjtë mund të shkaktojnë edhe ndotje të ajrit në dhomë, ndërsa qirinjtë me aromë prodhojnë më shumë blozë.
Një studim tjetër i vitit 2009 nga Universiteti i Karolinës Jugore ka vënë alarmin për kimikatet që emitohen në ajër nga djegia e qirinjve pasi parafina që digjet mund të prodhojë kimikate të padëshirueshme sikurse alkanët, alkenet, toluenët, që kanë efekt të dëmshëm tek njeriu.
Për një person që përdor vazhdimisht qirinj, këto kimikate mund të shkaktojnë kancer, alergji si dhe astmë.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





