Transmetuar më 27-04-2016, 22:22

“Pit Stop Mafia”, është ky filmi më i ri shqiptar, i cili flet për një grup gangsterësh nga vende të ndryshme të Shqipërisë.

Humor dhe aksion pritet të ketë filmi që do të shfaqet në datën 12 maj, në të gjitha kinematë.

Ky është një film i realizuar nga Fatmir Koçi nën interpretimin e aktorëve Besart Kallaku, Doruntina Vishe, Albana Perhati, Rezart Veleshnja, Dritan Kastrati, Gëzim Meta, Emi Canaj, Samuel Vargu, Erand Hoxha etj. /noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd