Transmetuar më 14-04-2016, 22:48

Televizioni britanik BBC, në seksionin e tij “Crimewatch”, e cila merret me publikimin e rasteve kriminale të rënda në Britaninë e Madhe ka nxjerrë edhe foton e një shqiptari duke kërkuar ndihmën e britanikëve për kapjen e tij.

Personi në kërkim është Genci Koburi ose siç njihet ndryshe Ari Goburi apo Aleksis Kordaas. Ai është arrestuar pas sherrit që shkaktoi në një lokal në Mançester ku mbetën të plagosur rëndë 3 persona.

Ai po hetohej në gjendje të lirë pasi pagoi një garanci, por më pas është zhdukur. Në njoftimin e “Crimewatch” thuhet se ai është 42 vjeç nga Shqipëria dhe me lidhje të shumta në Wiltshire dhe Mançester./f.g/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd