
Lajmi mbi lidhjen e re dhe shtatzëninë e dytë duket se ka qenë top temë e mediave në Kosovë për faktin se ajo është një nga emrat më të njohur dhe më të kërkuar të kinematografisë. Aktorja e famshme Teuta Krasniqi dhe ish- bashkëshortja e këngëtarit Blero po bëhet nënë për herë të dytë por me një tjetër. Adonis Morina, një trajner fitnesi i ka vjedhur zemrën bukuroshes së njohur e cila pas vetes ka një divorc dhe një vajzë nga martesa e parë. Është shtatzënë në muajin e tretë.
“Shpresoj që do shkojë gjitha mirë jam në fillim në muajin e tretë e realisht është periudha më e vështirë por jam më e qetë se zakonisht dhe e shijoj edhe pse fillimi nuk ka qenë i lehtë, nuk ka qenë dhe pa planifikim për shkak se ne tashmë e kemi kurorëzuar lidhjen në fund të dhjetorit me një vendim të rëndësishëm dhe secili mashkull në moshë të pjekur natyrisht që dhe Adonisi e ka atë ëndërr që të ketë fëmijë, ndihem mirë dhe me vendim të duhur në kohë të duhur, nuk është hap i shpejtë se nuk jemi 20- vjeçar apo që kemi akoma kërkesa prej jetës e me pretendime, kemi hyrë në lidhje si të pjekur e duke e ditur se çfarë duam prej njëri tjetrit”, kështu ka thënë për ‘Prive’ Teuta Krasniqi duke zbuluar edhe mënyrën se si i’a ka bërë të ditur lajmin të dashurit të saj. “Zakonisht ne femrat njëherë bëjmë testin, e atë test e kam bërë në kuti si dhuratë dhe ja dorëzova, mandej ka pasuar me një emocion të madh”, shton më tej aktorja e njohur. E sa i përket vajzës, Teuta tregon se ajo e pret me padurim ardhjen në jetë të bebit.
“Tara qysh tani ka organizuar hapësirën për bebin, çdo mëngjes zgjohet dhe përshëndetet me beben e pastaj me mua, e shijon jashtëzakonisht shumë e vazhdimisht flet me të, e kjo më gëzon tej mase. Gjithmonë duke i qëndruar asaj që fëmija të jetë shëndosh por e di që është djalë kështu që me shaka e ngacmoj”, thotë Teuta. Edhe pse bashkëshorti i saj ka ambient banimi në Prishtinë duket se çifti akoma nuk ka vendosur për bashkëjetesë.
“Adonisi ka apartamentin por unë me vajzën kemi bërë një ambient të këndshëm dhe nuk kemi marr vendim të lemë vendin ku jetoj, kemi bërë një marrëveshje të qëndrojmë këtu ku jemi, ai është në lëvizje për shkak të punës dhe familjes në Londër”, tregon aktorja e njohur.
E sa i përket projekteve në të cilat ka punuar, duket se për shkak të shtatzënisë mjeku i’a ka ndaluar.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





