Transmetuar më 24-03-2016, 17:58

Courtney Sanford ishte duke e ecur me makinën e saj Toyota Corolla. Duke dëgjuar një këngë në radio ajo vendosi që të bënte një “selfie” me celularin e saj, për ta ndarë këtë moment në Facebook.

Courtney nuk u ndal për ta bërë fotografinë, thjesht hapi aplikacionin e fotove nga celulari i saj, e drejtoi celularin nga vetja, shkrepi fotografinë dhe e postoi atë në Facebook.

Teksa ishte duke e postuar foton në rrjetin e saj social, makina doli nga rruga dhe u përplas me një pemë, ku më pas dhe mori flakë. 32 vjeçarja ndërroi menjëherë jetë.

Në skenën e aksidentit u gjet celulari i Courtney, me postimin e saj të fundit në Facebook ende në ekran. Fjalët e saj të fundit ishin “Kënga e lumtur më bën të lumtur”.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd