
Durrës, 21 mars 2016, NOA.al – Një person ka mbetur i plagosur pasditen e sotme si pasojë e një aksidenti rrugor në Durrës.
Ngjarja ka ndodhur në aksin Fushë Krujë-Durrës, ku një mjet tip Benz, kamion me targa AA 461 KB, me drejtues 50 vjeçarin Ardjan Hasani, ka përplasur një 60 vjeçar me inicialet K.A., i cili udhëtonte me një motoçikletë tip Lifan, pa targa.
Menjëherë pas aksidentit, drejtuesi i motoçikletës është dërguar në spitalin ushtarak në Tiranë për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa raportohet se ndodhet në gjendje të rëndë.
Policia e cila ka shkuar në vendin e ngjarjes ka ndaluar drejtuesin e kamionit, ndërsa ka nisur edhe hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve./noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





