



Një person u shoqërua si i dyshuar për grabitjen e taksistit në rrugën “3 Dëshmorët” në Tiranë. Grabitja ka ndodhur në nëntor por policia vendosi që sot të publikojë videon e grabitjes duke shfaqur edhe fytyrën e autorit. Gjithashtu policia ofroi edhe shpërblim 2 milionë lekë të vjetra për informatorin.
Vetëm pak orë pas publikimit të videos në media, policia thotë se ka kapur një person të dyshuar dhe të ngjashëm me grabitësin. Ai është Eduart Budini 30 vjeç nga Përmeti. Personi i dyshuar si grabitës është punonjës policie. Ai punon pranë Forcave Speciale të komisariatit të Dragotit në Gjirokastër.
Në fotot e tij në rrjetin social në “Facebook”, Budini kishte publikuar me dhjetëra foto, ku përveç atyre civile, spikasnin disa foto me uniformë të policisë, por edhe një i veshur si komando në Zall Herr. Ai po merret në pyetje dhe do të ballafaqohet edhe me taksistin për tu vërtetuar nëse është autori i vërtetë.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





