
Gjirokastër, 11 janar 2016, NOA.al- Zbulohet në Gjirokastër një magazinë e përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike me llampa elektrike.
Në zonën “Industriale” të qytetit Gjirokastër, në një magazinë që ishte marrë me qera nga dy vëllezër për pikë shumice për dru zjarri, kultivohej bimë narkotike me anë të llampave elektrike.
Në kuadër të operaciontui të koduar “Aspiratori”, gjatë ditës së djeshme u bë shpallja në kërkim e vëllezërve T.V., 38 vjeç dhe H.V, 47 vjeç, banues në Gjirokastër.
Shpallja në kërkim e tyre u bë pasi në magazinën të cilën e kishin marrë me qera, u konstatuan gjashtë dhoma në katin e parë të përshtatura për kultivim të bimëve narkotike me anë të llampave elektrike.
Në këto dhoma u gjetën dhe u sekuestruan 28 thasë plastike me lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sattiva.
Gjithashtu në vendin e ngjarjes u sekuestruan në cilësinë e provës materiale pajisje elektrike për ngrohje si dhe 16 filtra për filtrimin e ajrit , pajisje ventilimi, 100 llampa si dhe pajisje të tjera ndihmëse të ishin në funksion të rritjes së bimës narkotike.
Gjithashtu nga policia dhe punonjësit e OSHEE-së është konstatuar dhe vjedhja e energjisë elektrike nga dy vëllezërit.
Dy vëllezërit e shpallur në kërkim janë shpallur në kërkim për veprat penale “Përdorim të paligjshëm të teknologjisë së lartë”, “Prodhim dhe shitje a narkotikëve” dhe “Vjedhje të energjisë elektrike”. Në ngarkim të tyre materialet i kaluan Prokurorisë së Gjirokastrës./a.y/noa.al
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





