





Jennifer Lawrence nuk qëndroi në ceremoni. Aktorja, fituese e çmimit Oskar, ka shijuar pushimet në Bahamas, e veshur me bikini, duke shijuar një birrë dhe duke eksploruar ujërat e ngrohta të oqeanit.
DailyMail ka publikuar fotot ekskluzive të aktores, teksa ndodhet në pjesën e pasme të varkës, për tu zhytur më pas në ujërat e oqeanit duke eksploruar për guacka Conch, një kërmill deti delikat i zonës.
Sigurisht ajo ka qenë e etur, teksa bukuroshja e zgjuar përdor një shishe plastike për të hapur tapën e shishes së birrës. Pasi ka gjetur disa nga kërmillat e detit, Daily Mail raporton se në varkë ka vijuar festa me mikeshat e aktores 25-vjeçare.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





