Transmetuar më 24-02-2016, 21:37

Ngjarja e verës së shkuar e çiftit të njohur Tuna & Cozman, ndalimi i tyre nga policia, duket se është rikthyer sërish në vëmendje.

Çifti u ndalua nga patrullat e policisë në bulevardin “Zogu i Parë”, ku ndodhi dhe përplasja e këngëtares së njohur si “zogu” me uniformat blu, përballje që rezultoi fatale.

Duke dashur të evitojë kontrollin këngëtarja ka reaguar shëmtuar me efektivët Shqiponja-s të cilët e ndaluan për kontroll.

“Unë jam këngëtarja më e famshme e muzikës shqiptare dhe nuk keni përse të na kontrolloni”, ka thënë Tuna, shkruan gazeta Shekulli.

Ky reagim shtoi dyshimet e policisë të cilët pas kontrollit, gjetën në të mbathurat e Cozman, 20 gr marijuanë. Për këtë shkelje, reperi nga Prishtina doli përpara gjykatës së Tiranës, e cila në muajin korrik, e la të lirë këngëtarin kundrejt garancisë prej 5 mijë eurosh.

Me përfundimin e hetimeve Prokuroria e akuzon Ylber Abdullahin për “prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”. Mëngjesin e 1 marsit, Ylber Abdullahi do të dalë përpara gjyqtarit Martin Deda. Akuza që rëndon mbi Cozman përcaktohet nga neni 283 i Kodit Penal, i cili parashikon një dënim nga 5 deri në 10 vjet burg. /noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd