
Në natën e shënuar të 17 Shkurtit, në 8-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, është mbajtur një event i bukurisë shqiptare në ambientet e Hotel Grand në Prishtinë, organizuar nga “Kiki Models”.
Spektakli që mban emrin “Miss & Mister Internacional Albania-Kosova 2016”, mes 17 vajzave dhe 17 djemve ka vlerësuar më të mirët, megjithëse linte për të dëshiruar dukja dhe gjatësia e vajzave dhe djemve për një garë bukurie, shkruan Panorama.
Kanë triumfuar vajza Mexhide Shabani nga Shtimja dhe nga djemtë Miftar Miftari nga Vitia, ndërsa shoqëruesit që morën vendin e dytë ishin Ermira Cikaqi nga Suhareka dhe Robert Pepaj nga Gjakova. Nga producenti i këtij spektakli, i cili është ish-banori i “Big Brother”, Kreshnik Hysaj, apo siç e njohin të gjithë si Kika, mësojmë se fituesit do të jenë pjesë e “Miss dhe Mister Internacional World 2016”.
Sipas reklamës në poster, u pa se aty do të ishin të ftuara shumë media, por askush nuk erdhi për ta filmuar këtë, ndërsa edhe disa artistë munguan dhe nuk ia varen ftesës. Ju kujtohet se djaloshi me pseudonimin Kika kishte thënë se do të mbante në këtë datë një event të çuditshëm me emrin “Miss dhe Mister Porno”, por edhe kjo nuk ndodhi. Por në eventin që sapo mbajti, i pranishëm si i ftuar special dhe që nuk mungoi ishte deputeti “kaubojs” i Parlamentit të Shqipërisë, z. Eduard Ndocaj.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





