





Lidhja e tyre është bërë publike prej kohësh, ata janë në një marrëdhënie prej pothuajse dy vitesh.
Eliza Haxhinasto dhe Franko Naço janë bashkuar në fejesë. Lajmi është përgënjeshtruar disa herë prej familjes, por këtë herë, ka qenë vetë Eliza, vajza e ministrit të transporteve, Edmond Haxhinasto ajo që e ka konfirmuar.
Përmes një postimi në Instagram, siç shkruan ‘Anabel’ ajo ka treguar unazat e tyre të fejesës, në një foto ku shfaqet dora e saj mbi të tijën.
Në dhjetor, Franko, i biri i ish-ministrit të drejtësisë, Nasip Naço festoi bashkë me partneren e tij ditëlindjen e saj të 20, në një festë të madhe ku ishin të pranishëm edhe familjarët.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





