Transmetuar më 22-02-2016, 13:21

Tiranë, 22 shkurt 2016, NOA.al- Pak para mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Socialiste, një grup anëtarësh kanë protestuar para partisë.

Protesta e sotme është bërë si formë kundërshtimi për mënyrën e drejtimit të partisë nga Edi Rama, duke kërkuar zgjedhje për kryetarin e PS dhe respektim të statutit.

Ata janë përshëndetur edhe me deputetin Ben Blushi, teksa ky i fundit hynte në godinën e selisë rozë, duke marrë dhe duartrokitje prej tyre.

Ish-kandidat për kryetar të PS-së Shkëlqim Meta deklaroi se rilindja ka pushtuar Partinë Socialiste. Ai e cilësoi Ramën si kryetar të pamandatuar, i cili bën parada mode dhe shpërndan tesera partie.

Gjatë ditës së sotme Edi Rama ndodhet në Londër për samitin e BERZH dhe mbledhja pritet të dejtohet nga kreu i grupit parlamentar, Gramoz Ruçi./a.y/noa.al

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd