


Agjencia kombëtare e provimeve ka publikuar listën e kandidatëve që do të hynë në provimin e shtetit në infermieri. Të 1056 kandidatët do të kryejnë provimin nga data 22 shkurt deri në datën 1 mars.
Ata duhet të verifikojnë fillimisht të dhënat e tyre në faqen zyrtare të internetit të agjencisë kombëtare të provimeve dhe në rast të pasaktësie mund të njoftojnë përpara se të hynë në provime në adresën [email protected].
Kandidatët që do të hynë në provimin e shtetit duhet të kenë me vete kartën e identitetit, një fotokopje të saj si dhe mandatpagesën e tarifës së provimit.
Në rast se kandidati ka ndryshuar mbiemrin, duhet të paraqesë edhe çerfitikatën që e vërteton këtë ndryshim.
Agjencia Kombëtare e Provimeve bën me dije se kandidatët duhet të paraqiten 40 minuta përpara fillimit të provimit.
Lista e kandidatëve Infermieri, sezoni IX, shkurt 2016
Kalendari i datave të mjekësisë, sezoni IX, shkurt 2016
Ndiqni edhe:
Njoftim për Provimet e Shtetit për të gjitha profesionet
Lista e kandidatëve të mjekësisë, sezoni IX, shkurt 2016
Kalendari i datave të mjekësisë, sezoni IX, shkurt 2016
Njoftim për Provimin e Shtetit në fushën e Mjekësisë, shkurt 2016
Njoftim, ndryshim date për provimin e shtetit
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





