
Dje në mediat rozë ka qarkulluar lajmi se ish banorja e Big Bother, Tea Zhuli, kishte kaluar Shën Valentinin me një ish-konkurrent tjetër të Big Brother, Kristin.
Tea ka reaguar përmes një postimi të saj në Instagram duke mohuar që ajo të ketë filluar një lidhje të re me Kristin. Në një postim të fundit në profilin e saj në Instagram, ajo duket e revoltuar ndërsa shpjegon se mes saj dhe Kristit nuk ka asgjë tjetër veç një komunikimi shoqëror:
“Është vërtet për të qeshur dhe për të qarë njëkohësisht, se si një shaka e momentit, e bërë nga Kristi, i cili në fakt erdhi në lokalin ku unë isha me kushërirat e mia, të kthehet në lajm “bombastik”, thjeshtë dhe vetëm për të marrë ca like më shumë dhe nuk e kuptoj se si luhet kaq lehtë me jetët e njerëzve, a thua se po luajnë me lodra fëmijësh. Jam e bindur që të gjithë ata që më kanë ndjekur e më njohin, e dinë dhe e kuptojnë shumë mirë që ky lajm është një GËNJESHTËR E MADHE SA VETË BOTA, sepse unë dhe Kristi, përveçse një komunikimi shoqeror, jo vetëm që nuk ka mes nesh asgjë tjetër, por as që bëhet fjalë të ketë ndonjëherë, sepse jemi shumë larg njëri-tjetrit. E gjitha kjo për ata që mund të kenë pasur ndonjë dyshim, Tea!”
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





