Transmetuar më 16-02-2016, 09:00

Gjirokastër, 16 shkurt 2016, NOA.al- Një person i shpallur në kërkim për ngacmim seksual është vënë në pranga nga policia në Kakavijë.
28- vjeçari Klevis Lena, me banim në Lushnje, u arrestua ditën e djeshme teksa po hynte për në Shqipëri nga Greqia.
Ndaj tij në muajin maj të vitit 2015, Gjykata e Fierit ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Ngacmim seksual”./a.y/noa.al
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





