Transmetuar më 13-02-2016, 00:01

Këngëtari i njohur Arkimed Lushaj (Stresi), gjendet në një situatë të vështirë pasi po përjeton me dhimbje një aksident rrugor ku është përfshirë vëllai i tij Reneo Lushaj, i cili gjendet nën kujdes spitalor pasi ka marrë plagë të rënda.

Stresi shprehet i trishtuar nga ajo që ka ndodhur mbrëmjen e djeshme (e premte): “Do të doja me gjithë shpirt, me gjak, me gjithçka çfarë unë kam, që të isha unë i aksidentuar në vendin tënd. Sepse gjithmonë tek njerëzit e mirë ndodhin të tilla raste”.

“Unë dhe familja, shoqëria, kolegët e tu të punës, – vijon mesazhi i Stresi, – po presim që ti t’ia hedhesh nga kjo tragjedi. Vëllaim im i shtrenjtë, Reneo Lushaj, të gjithë lutemi për ty sonte, Allahu do të ndriçojë rrugën tënde dhe do të bëhesh mirë”.

Në foton kryesore shikoni Stresin me vëllanë e tij, kurse më tej pamje nga makina ku u aksidentuar Reneo Lushaj si dhe disa foto të tjera të Arkimedit dhe Reneos. /a.b/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd