
Tiranë, 10 shkurt 2016, NOA.al- Këshilli i Ministrave miratoi në mbledhjen e sotme emërimin në detyrë të tre zv/ministrave të rinj të propozuar nga Lëvizja Socialiste për Integrim. Bëhet fjalë për personalitete që vijnë nga bota shoqërisë civile dhe akademike.
Qeveria ka emëruar Bahri Shaqirin në detyrën e Zëvendësministrit të Transporteve dhe të Infrastrukturës, ndërsa Adela Shera Karapici është emëruar në postin e Zëvendësministres së Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes.
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr. 9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave emëroi edhe Roni Telegrafin në detyrën e Zëvendësministrit të Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave.
Me emërimin e këtyre tre zëvendësministrave janë plotësuar edhe vendet vakante të përfaqësuesve të LSI-së në kabinetin qeveritar./a.y/noa.al
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





