Transmetuar më 30-01-2016, 08:50

Rigels Rajku, i njohur me emrin e artit si Noizy, e ka krahasuar jetën e tij me një film aksion me shumë aventura, me kulminacion të bukur, atë të arritjes së famës së ëndërruar.

Ende pa i mbushur të 30-at ka mundur të fitojë shumë fansa në muzikë dhe shumë para për ta jetuar jetën si VIP, aq sa nëse e pyet për veten, thotë tashmë “I’m too rich”.

Ka nga ata që e komentojnë si një don zhuan, apo pasanik që luan me paratë.

Ai ka folur rreth marrëdhënies me Ledri Vulën dhe Getoar Selimin-Getin, ku ka thënë shkurt që s’i njeh.

“Nuk i njoh”, ka qenë përgjigja e hip-hop artistit shqiptar për “Panorama”.

Ndërsa sa i përket lidhjeve me femra të njohura, ku e fundit ishte modelja Kristin Prengaj, Noizy tha “S’kam asnjë lidhje me Kristin, përveçse ka punuar në klipin “Gangsta Love”. Është thjesht shoqja ime”.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd