Transmetuar më 28-01-2016, 11:29

Sot në orët e para të mëngjesit, lokali i njohur “Kobra City” në afërsi të Prizrenit, në të cilin punon kërcimtarja Donjeta Kosumi (Kallashi), i është vënë flaka nga disa persona.

Lidhur me këtë rast, ‘Kallashi’ ka treguar se, punën e kishte përfunduar në ora dy pas mesnate por vetëm në mëngjes ka mësuar për flakën që i është vënë “Kobra City”.

“Po, është djeg. Unë sapo mora lajmin e sigurt që është djeg. Mbrëmë kam qenë në lokal deri sa mbaroi, deri nga ora 2. Unë nuk di gjp, veç pash gazetën”, është shprehur ajo për “Zeri.info”.

Ndonëse lokali është jashtë funksionit, Kosumi thotë se nuk shqetësohet se do të mbetet pa punë, “Unë nuk do të mbes pa punë edhe pse është djeg lokali, jo jo… (qesh)”.

Në fund, Donjeta thotë se deri më tani nuk kanë asnjë hasmëri me ndonjë person apo grup. “Kërkujt keq si kemi bërë, nuk e di vallai”, thotë ajo. Digjet lokali ku kërcente Kallashi

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd