Transmetuar më 27-01-2016, 13:52

Kur nuk arrini të përjetoni orgazmën, duket sikur e tërë magjia e seksit humbet. Edhe pse çështjet mjekësore, si problemet me zemër që shkaktojnë zvogëlim të rrjedhjes së gjakut në klitoris mund t’a bëjnë të vështirë arritjen e orgazmës, janë edhe pesë arsye tjera që ju privojnë nga kënaqësia.

Nuk ju është stimuluar klitorisi- Rreth 70% e grave përjetojnë orgazmë përmes stimulimit të drejtpërdrejtë të klitorisit, sesa nga penetrimi vaginal.

Jeni duke e stimuluar shumë klitorisin– Klitorisi është i mbushur me 8000 mbaresa nervore, prandaj një rrotullim i vogël mund të kërkojë vëmendje më të vogël. Një grup i grave nuk përjetojnë orgazëm, pasi marrin shumë stimuli në klitoris.

Jeni duke u përballur me depresion dhe ankth– Nuk ka asgjë më të keqe sesa depresioni dhe ankthi kur vjen puna te marrëdhëniet seksuale. Gratë duhet të shijojnë seksin pa pasur asnjë lloj frike, nëse duan të përjetojnë orgazëm.

Keni probleme hormonale- Tre hormone kryesore, estrogjenit, progesterone, dhe testosteroni ndikojnë në përjetimin e orgazmës. Nëse keni nivel të ulët të hormonal, atëherë do të keni vështirësi të përjetoni orgazëm.

Mendjen nuk e keni te seksi- Është e vështirë të arrish orgazmën, nëse mendjen e keni te Iphone-i. Shumë gra e kanë problem të arrijnë orgazmën, sepse mendja e tyre gjatë marrëdhënieve seksuale është gjetkë. Prandaj, shijojeni seksin dhe harrojini problemet për një çast!

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd