Transmetuar më 02-01-2016, 14:19

Peter Oborne, gazetari i Daily Mail, ka parashikuar se Jose Mourinho do ta marrë drejtimin e Kombëtares shqiptare dhe do ta fitojnë Euro 2016.

Tabloidi britanik, Daily Mail, si çdo vit, ka publikuar parashikimet gazmore dhe të çmendura të gazetarit Peter Oborne se çfarë pritet të ndodhë në vitin 2016.

Artikulli është i ndarë me muajt e këtij viti, derisa pjesë e parashikimeve është edhe Kombëtarja shqiptare.

Jose Mourinho do të marrë drejtimin e Shqipërisë për Euro 2016 dhe do të mposhtë Anglinë me penallti në një fazë finale të Kampionatit Europian”, ka shkruar Oborne

Parashikimi i Oborne shkon edhe më tej, kur shkruan se në fund, Shqipëria e Mourinhos do të fitojë Euro 2016.