


Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA uron shqiptarët, kudo që ndodhen, Gëzuar Vitin e Ri 2016.
Shëndet, mirëqenie, harmoni dhe sa më pak stres për të gjithë.
Viti 2016 do të jetë shumë i rëndësishëm për NOA dhe lexuesit e abonentët e saj.
Ne shënojmë 10-vjetorin e NOA dhe sjellim risi absolute në teknologjinë më të fundit të informacionit online.
Me një faqe krejtësisht të re, aplikacionet e reja në App Store dhe Play Store, të aksesueshme edhe për Windows, BlackBerry, etj., NOA vjen këtë vit pranë 300 mijë vizitorëve të përditshëm të saj dhe të tjerë që do t’i ndjekin, me dizanje moderne dhe njëkohësisht të thjeshta, të arritshme për të gjithë.
Transmetimet video vijnë tek NOA këtë vit me përditësime të reja që do t’ju sjellin pranë lajmit të fundit në Shqipëri dhe jashtë saj, shpejt dhe lehtë, me një klik të vetëm.
Faqja e re për lexuesit dhe abonentët e NOA Mobile sjell gjithashtu risi fantastike për të gjithë: Shpejtësi si kurrë më parë në leximin e lajmit dhe shikimin e videove.
Këtë 10-vjetor jemi duke punuar shumë që t’ju sjellim fjalën e fundit të teknologjisë sa më pranë.
Juve, ju mbetet vetëm të qëndroni pranë nesh, të lidhur gjatë gjithë 24 orëshit në 365 ditë të vitit, për të ndjekur në çdo kohë, lajmet e fundit dhe jo vetëm.
Një falënderim i sinqertë dhe mirënjohës nga Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA!
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





