
Një baba tha se kishte masakruar në mënyrë brutale gruan shtatzënë, gjashtë fëmijët dhe mamanë e tij pasi ishte tërbuar kur kishte parë modelin e flokëve të djalit.
Oleg Belov i tha një gjykate se ai e shfarosi familjen e tij brenda dhjetë minutash, pasi u zemërua kur pa se djali i tij 6-vjeçar i kishte prerë flokët “model papagall”.
Duke folur gjatë gjyqit në Rusi, ai tha se gruaja e tij, Yulia 32-vjeç, donte të divorcohej. Çifti nisi të zihej për modelin e flokëve të djalit.
“Ajo e kishte qethur si papagall. E pyeta: mos po tallesh?. Tentova t’ia kap gërshërët dhe nisi një përleshje”.
Pasi vrau gruan, ai vrau edhe të gjithë fëmijët e tij. Më pas ai shkoi në shtëpinë e mamasë së tij 73-vjeçare, duke e therur atë.
Prokurorët thanë se Belov e vrau gruan në sy të fëmijëve dhe më pas vendosi t’i vriste të gjithë për të mbuluar krimin. Ai rrezikon burg të përjetshëm. Krimi ka shokuar Rusinë. Fëmijët e tij ishin Alyona, 7, Fyodor, 6, Sonya, 5, Nikifor, 3, Ilya, 2 dhe Daria, 1 vjeç./noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





