
Dy vëllezër shqiptarë kanë rënë në pranga të policisë italiane. Karabinierët kanë mundur të gjurmojnë e më pas shkatërrojnë një bandë trafikimi droge, e cila drejtohej nga dy shqiptarët: Pjetër Salca 27 vjeç dhe Vate Salca 23 vjeç.
Vëllezërit që banonin në Spinea, Venecia, janë arrestuar nën akuzën “trafikim marijuane dhe kokaine”. Operacioni për kapjen e tyre ka filluar që në orët e para të mëngjesit të datës 11 dhjetor.
Efektivët e policisë kanë bastisur të gjithë zonën. Sipas hetimeve nga prokurorët në Venecia, shqiptarët e identifikuar në krye të organizatës shquheshin për natyrën e dhunshme.
Për të siguruar heshtjen e klientëve ose për të marrë të plotë pagesën e drogës, ata kërcënonin se do t’i përdhunonin fëmijët dhe të gjithë familjen përpara syve. /f.g/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





