Transmetuar më 10-12-2015, 19:50

Karim Benzema i ka dhënë lamtumirën kombëtares franceze të futbollit, të paktën për Kampionatin Evropian.

Presidenti i Federatës së Futbollit të Francës, Noel La Great, ka konfirmuar pezullimin e Benzema nga Kombëtarja e Francës, deri në zbardhjen e shantazhit me Valbuenan.

“Kam vendosur që Benzema të mos jetë në dispozicion për kombëtaren deri sa të sqarohet përfundimisht çështja e shantazhit me Valbuenën.   Benzema dhe Valbuena janë dy lojtarë të rritur, duhet të kenë një sjellje për t’u mbajtur shembull. Nuk jam i zemëruar me Benzemanë, por më dhemb zemra, edhe Deschamps ka mbetur i shokuar nga kjo situatë” ka thënë Noel La Great. /f.g/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit