Transmetuar më 05-12-2015, 13:12

Huffington Post ka bërë një shkrim ku përshkruan situatën politike dhe ekonomike në Shqipëri duke e cilësuar dramatike.

Autori i shkrimit me titull "Drama e Shqipërisë", është Jaime Pozuelo-Monfort, i diplomuar në disa prej universiteteve më në zë të botës për administrim biznesi, inxhinieri telekomunikacioni etj, një zë i rëndësishëm në këtë media.

Autori tregon për vizitën e tij të kryer në 30 gushtin e kaluar në Tiranë.

Ai thotë se ka takuar shumë personalitete të politikës dhe njerëz të thjeshtë.

Por përshkrimi i tij për Shqipërinë nuk është aspak optimist.

“Nuk ka vend për optimizëm. Situata në Shqipëri është dramatike. Shqipëria duhet të ndryshojë kursin e saj sa është në kohë. Elita e tanishme nuk është në gjendje të bëjë ndryshime”, sugjeron Pozuelo-Monfort.

Ai më tej flet për politikanët që i cilëson si mediokër.

“Nepotizmi është i theksuar në administratën shtetërore. Korrupsioni dhe njohjet janë mënyra më e mirë për të zënë punë. Ka mungesë totale meritokracie. Korrupsioni manifestohet në çdo nivel të shoqërisë.”, shton autori.

Në fund ai jep edhe një këshillë.

“Ka ende kohë të ndryshoni kursin e historisë dhe udhëtimin drej një të ardhmeje më të mirë. Duhet të tregoheni të guximshëm. Ju mund të përmbushni ëndrrat tuaja, por jo me lojtarët që janë aktualisht në politikë”.

SHKRIMI I PLOTE