





Një 45-vjeçar shqiptar ka gjetur vdekjen në Itali pas një aksidenti me makinë. Viktima është Viktor Kullolli. Sipas medieve italiane ai humbi kontrollin e makinës së tij tip “Peugeot 307” dhe përfundoi në lumë. Aksidenti ndodhi në rrugën Via Isonzo në Quarto d’Altino.
Një djalë që ishte në këtë zonë, pasi ka parë që makina ka përfunduar në lumë është përpjekur ta shpëtojë, por nuk ia ka dalë dot. Gjithashtu edhe një grua e një djalë tjetër janë zhytur për të shpëtuar 45-vjeçarin shqiptar por nuk kanë mundur të bëjnë gjë, pasi shikueshmëria nën ujë ishte shumë e ulët. Trupin e Viktor Kullollit e kanë nxjerrë disa orë më pas forcat zjarrfikëse.
Sipas dëshmitarëve në momentin që automjeti përfundoi në lumë, 45-vjeçari ishte gjallë, madje ai theu dhe xhamin e parë në përpjekje për të dalë. Nga hetimet e para të policisë italiane aksidenti është shkaktuar për shkak të mjegullës së dendur në zonë. /f.g/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





