
U gjet i vdekur në rrethana të paqarta, babai i Franc Konomit, Stefan Konomi. 78- vjeçari u gjet i pajetë në banesën e tij gjatë së hënës, ndërsa dyshohet se mund të ketë vdekur dy ditë më parë.
Policia u njoftua nga të afërm të Stefan Konomit të cilët jetojnë jashtë Shqipërisë, se nuk kishin mundur të flisnin me të prej disa ditësh dhe pas mbërritjes së uniformave blu në banesën e Konomit në Rrugën e Dibrës, është konstatuar se ai ishte pa shenja jete.
Ndërkohë mjekët- ligjorë konfirmuan se vdekja e Stefan Konomit ka ardhur nga një atak në zemër.
Këta të fundit përpiluan edhe një raport mjeko- ligjor të cilin ia dorëzuan policisë për t’ia bashkangjitur akteve të tjera të saj. Policia hodhi në fillim dyshime se Konomi mund të jetë mbytur për shkak të së shkuarës se djalit të tij, ndaj ekspertiza për bllokim te frymëmarrjes pritet të hedhë drite mbi vdekjen e të moshuarit.
Konomi jetonte i vetëm në banesën e tij në “Rrugën e Dibrës” në Tiranë. Dy djemtë e tij jetojnë jashtë vendin, ndërsa djali i trete i tij Franc Konomi mbeti i vrarë në vitin 2010 pasi u qëllua për vdekje nga persona të paidentifikuar.
Franc Konomi u vra në moshën 40-vjeçare dhe konsiderohej si një nga të fortët e “Rrugës Bardhyl”. Ai u akuzua për vrasjen e Gaz Muçës në vitin 1992 në Tiranë, por asnjëherë prokuroria nuk ngriti akuzë./noa.al Vrasje në mes të Tiranës, ekzekutohet Franc Konomi (VIDEO) Policia flet zyrtarisht për vrasjen e Franc Konomit në mes të Tiranës
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





