Transmetuar më 08-11-2015, 20:16

Shpesh e dëgjoni shprehjen “Oh zot sa i gjatë është i dashuri yt”, e madje as ju s’e harroni dhimbjen konstante të qafës, ju duhet ta shikoni tërë kohën me kokën ngritur.

Por të kesh një të dashur të gjatë, është diçka shumë praktike dhe me një sërë dobish.

Ai është një “selfie-stick” njerëzor.

Me krahët e tij të gjatë, do të keni gjithmonë selfie të mira. S’do t’ju duhet më kjo shpikja “selfie-stick” që të realizoni një selfie të bukur.

Mund të mbani taka, e ende të ndjeheni e shkurtër.

S’ka ndjenjë më të keqe se sa kur jeni më e gjatë se i dashuri juaj në taka. Dëshironi t’i vishni një palë këpucë 13 centimetërshe? S’ka problem, i dashuri juaj prapë është më i gjatë se ju.

Ai do të hajë gjithmonë më shumë se ju.

S’do ta keni më shqetësim nëse hani më shumë se ai, se do t’ua kalojë gjithmonë.

Është i hatashëm për koncerte.

Mbi shpatullat e tij, ju do të shihni gjithçka që ndodhë në një koncert.

Ai është i gjatë, zeshkan dhe i pashëm.

Kjo është pikërisht ideja se s’i gratë e shohin burrin perfekt.

Shumë puthje në ballë.

Kur ju përqafon balli juaj është shumë afër buzëve të tij, do të keni shumë shumë puthje në ballë.

Këmishat e tij mund t’i keni fustan.

Këmishët e tija mund t’i përdorni edhe si fustan, ngase janë të mëdha.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit