
Tiranë, 6 nëntor 2015, NOA.al- Gjendet arma e krimit të ndodhur në Bathore të Kamzës dy ditë më parë, ku mbetën të plagosur dy vëllezër, njëri prej të cilëve humbi jetën ditën e djeshme.
Lidhur me ngjarjen e së mërkurës mbrëma ku u plagosën vëllezërit Valmir Kolaveri (viktima) dhe Robert Kolaveri, gjatë ditës së djeshme është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri pistoletë tip TT.
Nga ana e uniformave blu është vënë në pranga Xhelal Daci, 55 vjeç, banues në Tiranë , babai i autorit të dushuar, Elson Daci dhe Krenar (Ezel) Baja, 25 vjeç, banues në Tiranë.
Gjithashtu filloi procedimi penal në gjendje të lirë për Q. M., 71 vjeç , banues në Tiranë. Xhelal Daci dyshohet se ka fshehur armën e krimit, pistoletën, e cila u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale në vendin e quajtur “Ura e Zgafnarit” Bathore dhe Krenar Baja i cili ndihmoi autorin të largohej.
Mbrëmjen e së mërkurës vëllezërit Kolaveri ishin bashkë me autorin e dyshuar, Elson Daci, në një prej lokaleve të Bathores.
Fillimisht, mes tyre pati një konflikt verbal, ndërsa më pas autori i dyshuar u largua nga lokali për t’i zënë pritë në momentin kur ata dolën jashtë këtyre ambienteve.
Ndaj dy vëllezërve u qëllua me armë zjarri tip pistoletë duke u plagosur rëndë.
Dyshohet se konflikti mes tyre ka ndodhur për prishjen e pazareve, pasi të tre personat e përfshirë në këtë ngjarje sipas burimeve policore, kanë bashkëpunuar për disa muaj me njëri-tjetrin duke ndihmuar persona të ndryshëm që kishin shkelur afatet e vizës Shengen, për t’i kaluar drejt Francës./a.y/noa.al Vdes njëri prej vëllezërve, u plagos një ditë më parë në Bathore Plagosen me armë zjarri 2 persona në Bathore, autori në kërkim
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





