Transmetuar më 05-11-2015, 19:43

Festivali i 54-t i Këngës në Radio Televizionin Shqiptar, këtë vit ka premtuar ndryshime të mëdha, një festival plot vlera, që do ta bëjnë të paharrueshëm për publikun! Si çdo vit, festivali do të mbahet në fund të muajit dhjetor, përkatësisht 25, 26 dhe 27 dhjetor.

Drejtor artistik është muzikanti Elton Deda, ndërsa janë bërë me dije dhe emrat e tre prezantuesve. Mediat shqiptare kanë zbuluar emrat e protagonistëve që do të ngjiten në skenë për të prezantuar festivalin.

Pandi Laço do të jetë skenaristi dhe moderatori me fat që do të shoqërojë në skenë aktoren nga Kosova, Gresa Pallaska dhe gazetaren Blerta Tafani. Kjo mendohet të jetë “treshja fantastike” që do të shoqërojë Shqipërinë në "Eurovizion 2016"./b.l/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit