Transmetuar më 30-10-2015, 20:00

Të gjithë presin në radhë për disa orë kur del një iPhone i ri. Por ky lloj telefoni ka irrituar përdoruesit e vetë pasi kanë marrë një surprizë të pakëndshme. Shumë përdorues të iPhone janë zgjuar shumë vonë për punë, pasi krejt papritur zilja e alarmit ishte fikur.

Kjo anomali ka ndodhur tek ata persona të cilët kishin vendosur të merrnin përditësimet për iOS 9.1 gjatë kohës kur ishin në gjumë. Përditësimet gjatë natës janë  një opsion relativisht i ri që kur iOS 9 u bë pjesë e pajisjeve Apple.

Në të vërtetë është e thjeshtë, pasi ju kujdeseni që telefoni juaj iPhone të jetë në karikim, ndërsa shtypni butonin “bie të fle” dhe zgjoheni me versionin e ri të iOS të instaluar.

Por, në këtë rast, përditësimet kanë bërë që t’u fiket alarmi shumë përdoruesve, duke bërë që disa prej tyre të mos përmbahen dhe të shkruajnë në Twitter për atë që ju kishte ndodhur./noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit