









Trafiku i drogës, 16 shqiptarë të arrestuar në aksion shqiptaro-italian, kapen 200 kg heroinë dhe 325 kg marijuanë
Autoritetet italiane dhe ato shqiptare kanë shkatërruar një rrjet të gjerë të trafikut të drogës që kishte disa vite që ushtronte aktivitetin e tij. Në aksionin e koduar “Enigma” 16 persona janë arrestuar në total dy prej tyre në vendin tonë dhe 5 të tjerë janë shpallur në kërkim.
Hetimet për këtë strukturë kriminale kishin filluar në vitin 2010 dhe vetëm mëngjesin e të mërkurës ka ndërhyrë policia pas 21 urdhër – arresteve të lëshuara nga gjykata, të gjithë shqiptarë.
Grupi sipas hetuesve arrinte të shiste rreth një ton heroinë në tregun italian dhe disa tonë kanabis sativa. Policia shqiptare bëri të ditur se në vendin fqinj janë arrestuar 14 persona dhe janë shpallur në kërkim 5 të tjerë.
Në Shqipëri u arrestuan Klevis Sena dhe Gentian Meçollari të dy nga Tirana, të cilët dyshohet se janë pjesë e këtij grupi kriminal. Në një dalje për mediat Policia e Shtetit sqaroi se operacioni i arrestimeve në vendin tonë është kryer në sinkron me zhvillimet në Itali.
Grupi drejtohej nga dy vëllezërit nga Shijaku, Altin dhë Emiljano Hajri të cilët ende nuk janë arrestuar. Në këtë super aksion janë sekuestruar 200 kg heroinë dhe 325 kg marijuanë. Po ashtu janë sekuestruar pasuri me një vlerë prej rreth 10 milionë euro.
Grupi kishte ngritur dhe infrastrukturën e duhur ku u shkatërruan dhe dy laboratorë droge që merreshin me përpunimin e saj.
TE GJITHA FOTOT:
VIDEO/
Tiranë, Policia e Shtetit publikon zyrtarisht emrat
Policia e Shtetit ka publikuar të gjithë emrat e të arrestuarve të operacionit “Enigma”, dy prej të cilëve në Shqipëri, dhe 14 të tjerë në shtetin fqinj. Operacioni i përbashkët “Enigma” bëri të mundur shkatërrimin e një organizate kriminale që merrej me trafikun e drogës.
Të arrestuar në Shqipëri janë Gentian Meçollari, 31 vjeç dhe Klevis Sena, 26 vjeç.
Ndërsa në Itali janë vënë në pranga: Kastriot Rizaj 34 vjeç, Hajri Balla 52 vjeç, Algen Bushi 32 vjeç, Martin Sinani 32 vjeç, Alket Plaku 38 vjeç, Ermal Dorda 30 vjeç, Durim Vishkurti 35 vjeç, Sokol Cota 39 vjeç, Ardit, Kurti vjeç, Fisnik Kuci 30 vjeç, Shahin Mecollari 28 vjeç, Armando Sherko 29 vjeç, Gerald Hhaxhiaj 28 vjeç, Erion Cullhaj 27 vjeç.
Deklarata e plotë nga zyrtarët policorë
Sot në orët e para të mëngjesit është finalizuar me sukses operacioni ndërkombëtar antidrogë, i koduar “Enigma”.
Ky operacion është zhvilluar nga Drejtoria e Policisë së Shtetit në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve te Rënda, Prokurorinë italiane të Venecias, Guardia di Financa dhe Zyrën Ndërlidhëse Interforcë në Tiranë si dhe me mbështetjen e Drejtorive të Policisë Vendore Tiranë dhe Durrës.
Hetimet kanë mundësuar identifikimin e një grupi kriminal transnacional të përbërë nga subjekte me origjinë shqiptare, të cilët vepronin në territorin italian duke tregtuar sasi droge e duke investuar më pas përfitimet në sektorin turistik dhe hotelerisë.
Hetimet kanë filluar në vitin 2010 nga Gjykata e Venecias e cila në përfundim të hetimeve ka lëshuar 21 urdhër arresti për personat përgjegjës të këtij grupi kriminal.
Vendimi është ekzekutuar në të njëjtën kohë si në territorin shqiptar ashtu dhe në territorin italian në bashkëpunim të ngushtë midis Autoriteteve Gjyqësore dhe Policisë së të dy vendeve, me koordinimin e policisë të Drejtorisë Qendrore të Antidrogës, të Shërbimit Qëndror për Bashkëpunimin Ndërkombëtar të Policisë dhe të Ministrisë së Brendshme si edhe të Komandës së Përgjithshme të Guardia di Finanza – Reparti i 2-të.
Janë në vazhdim kontrolle në Itali dhe në Shqipëri si dhe janë impenjuar forca të shumta policore nga të dy policitë në bashkëpunim dhe koordinim të plotë.
Deri tani janë arrestuar 16 persona në flagrancë dhe janë shpallur në kërkim 5 persona të tjerë.
Lidhur me mënyrën e të vepruarit të grupit kriminal: Droga me origjinë të paditur, trafikohej në bordin e autoveturave dhe të kamionëve arrinte në Veneto dhe në Trentino Alto Adige ku grupi kriminal dispononte bazat logjistike për përpunimin dhe konfeksionimin.
Më pas sasitë e lëndës narkotike shpërndaheshin në Veneto, Trentino Alto Adige, Lombardi dhe Toskana.
Organizata kriminale e cila ishte në gjendje të fuste në tregun italian deri në 1 ton heroinë në vit, kishte krerët e saj në Shqipëri dhe ndërtohej si më poshtë: – një qelizë shpërndarje dhe dorëzimi të lëndës narkotike me bazë në Trento; – një qelizë e dytë logjistike në Trento e ngarkuar për mbledhjen e parave në dorë dhe të transferimit të tyre në Shqipëri nëpërmjet korrierëve në bordin e autoveturave të pajisura me një fund të dyfishtë ose nëpërmjet rrugëve ajrore; – një grup i ngarkuar për pritjen, përpunimin dhe shpërndarjen e ngarkesave të heroinës që ndodhej në Roverkiara (VR); – një strukturë kriminale që ndodhej në Padova, e cila kishte si detyrë lidhjen ndërmjet trafikantëve të zonës dhe krerëve të organizatës, gjithashtu merrej dhe me shpërndarjen e lëndës narkotike dhe me mbledhjen e parave.
Struktura ishte ndërtuar në mënyrë të tillë që atëherë kur një qelizë e vetme do të neutralizohej nga forcat e policisë, organizata do të vazhdonte të furnizonte tregun me lëndë narkotike dhe mbi të gjitha do të ishte shumë e vështirë të arrihej tek degëzimet vepruese.
Paratë që buronin nga shitja e drogës dërgoheshin në Shqipëri nëpërmjet korrierëve për t’u përdorur për blerjen e lëndës narkotike dhe për realizimin e investimeve në pasuri të patundshme.
Hetimet kanë treguar një cilësi të veçantë të grupit kriminal, i cili përdorte për komunikimin në distancë, një kod alfanumerik, periodikisht i rinovuar.
Që këtu rrjedh emri “Enigma” për operacionin që i referohet kodeve që përdoreshin nga forcat e armatosura gjermane gjatë luftës së dytë botrore.
Policia e Shtetit falenderon për bashkëpunimit e çmuar Policinë italiane dhe autoritetet gjyqësore italiane dhe në veçanti Prokurorinë e Republikës së Venecias, Drejtorinë Qëndrore për Shërbimet Antidrogë, Shërbimin Ndërkombëtar të Bashkëpunimit të Policisë Italiane dhe Zyrën Interforca.
Shkatërrohet banda kriminale e drogës Shqipëri-Itali, 16 të arrestuar
Itali, 28 tetor 2015, NOA.al – Në orët e para të mëngjesit të sotëm është finalizuar me sukses operacioni ndërkombëtar “Enigma”. Hetimet kanë mundësuar identifikimin e një grupi kriminal transnacional të përbërë nga subjekte me origjinë shqiptare të cilët vepronin në territorin Italian duke tregtuar sasi droge e duke investuar më pas përfitimet në sektorin turistik dhe hotelerisë.
Hetimet kanë filluar në vitin 2010 nga Gjykata e Venecias e cila në përfundim të hetimeve ka lëshuar 21 urdhër arresti për personat përgjegjës të këtij grupi kriminal. Deri tani janë arrestuar 16 persona në flagrancë dhe janë shpallur në kërkim 5 persona të tjerë.
Droga me origjinë të paditur, në bordin e autoveturave dhe të kamionëve arrinte në Veneto dhe në Trentino Alto Adige ku grupi kriminal dispononte bazat logjistike për përpunimin dhe konfeksionimin. Më pas sasitë e lëndës narkotike shpërndaheshin në Veneto, Trentino Alto Adige, Lombardi dhe Toskana.
Organizata kriminale e cila ishte në gjendje të fuste në tregun italian deri në një ton heroinë në vit, kishte krerët e saj në Shqipëri. Struktura ishte ndërtuar në celula që atëherë kur një qelizë e vetme do të neutralizohej nga forcat e policisë, organizata do të vazhdonte të furnizonte tregun me lëndë narkotike dhe mbi të gjitha do të ishte shumë e vështirë të arrihej tek degëzimet vepruese.
Paratë që buronin nga shitja e drogës dërgoheshin në Shqipëri nëpërmjet korrierëve për t’u përdorur për blerjen e lëndës narkotike dhe për realizimin e investimeve në pasuri të patundshme.
Hetimet teknike kanë treguar një cilësi të veçantë të grupit kriminal, i cili përdorte për komunikimin në distancë, një kod alfanumerik, periodikisht i rinovuar. Që këtu rrjedh emri “Enigma” për operacionin që i referohet kodeve që përdoreshin nga forcat e armatosura gjermane gjatë luftës së dytë botërore. Hetimet e Guardia di finanza janë drejtuar nga prokuroria e Venecias dhe janë zhvilluar në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet e drejtësisë dhe policinë shqiptare./b.l/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





