
Kur bëhet fjalë për flokët, çdo femër do të donte që ato të ishin sa më të gjatë dhe të shëndetshëm. Por si duhet të veprojmë për t’i bërë që të rriten më shpejt? Ne po ju sjellim pesë sekretet që stimulojnë rritjen e tyre.
Flokë të shëndetshëm, me volum dhe rigjenerim të shpejtë – Për flokë të shëndetshëm dhe të fortë është thelbësore që ta trajtoni me ushqyesit e duhur. Për t’i bërë flokët që të rriten më shpejt mund të përdorim maskën me vezë. E verdha e vezës është në fakt e pasur me biotinë e cila do të lejojë pasurimin e flokëve tuaj dhe do t’i rrisë ato më shpejt. Gjithashtu edhe specat janë aleatë të mëdhenj për flokët tuaj, sepse janë perime të pasura me vitaminë C, e cila mund të forcojë rrënjët e flokëve dhe t’i bëjë ato sa më elastike. Masazhi – Pavarësisht se masazhi në kokën tuaj është nënvlerësuar nga shumë njerëz, në fakt ai gjatë kohës kur lani flokët me shampo është ideal për rritjen dhe parandalimin e rënies së qimeve të kokës. Kur ju të lani flokët, aplikoni një maskë ushqyese dhe me majat e gishtave, për disa minuta masazhoni flokët duke mos harruar as qafën. Shampoja e duhur – Trajtimet e mrekullueshme dhe të shtrenjta për të bërë flokët tuaj që të rriten më shpejt, nuk janë në të vërtetë një aleat i madh. Më mirë të përqendroheni në gjetjen e shampos së duhur në mënyrë që të shmangni rënien e flokëve dhe t’i bëni ato të shëndetshme dhe të fortë. Ushqeni flokët sipas nevojave të tyre, zgjidhni shampon specifike për llojin tuaj të flokëve, me ngjyrë, të thatë, ose me yndyrë. Përbërësit natyralë – Shpesh përbërësit natyrorë janë aleatët e vërtetë të bukurisë. Aloe Vera është e shkëlqyer për stimulimin e rritjes së flokëve. Përbërja e lëngshme bimore e përzier me një lugë çaji dhe vaj ulliri me mjaltë, mund të aplikohet në kokën tuaj dhe ta mbani për 20 minuta. Kjo maskë mund të aplikohet një herë në javë dhe rezultati do të jetë impresionues. Mbroni flokët tuaj – Me ardhjen e të ftohtit edhe flokët tuaj duhet të jenë të mbrojtur nga temperaturat e ulëta. Për të shmangur rënien e flokëve në këtë periudhë rekomandohet që t’i mbuloni ato me një kapuç të ngrohtë dhe të butë. /b.l/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





