Transmetuar më 11-10-2015, 19:50

Një tjetër grabitje kazinosh ka ndodhur në Fier, këtë radhë në lagjen “11 Janari”, ku në orët e para të mëngjesit të djeshëm, “APEX” kazino që ndodhet aty, u përball me një person të maskuar.

Burime nga Policia e Shtetit bënë të ditur se në orët e mëngjesit, rreth orës 04.25, në lagjen “11 Janari”, në ambientet  e kazinosë “Apex”, një person i maskuar, ka vjedhur 80.000 lekë të rinj.

Policia tha se po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit i cili pas grabitjes u zhduk në drejtim të paditur. /noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit