
Tiranë, NOA.al- Deri në mesditë ultësira perëndimore do të dominohet nga kthjellime dhe vranësira të lehta e kalimtare ndërsa me vranësira dhe shira të dobët do të jetë moti në zonat malore Lindore. Pjesa e dytë e ditës do të mbetet me vranësira dhe shira në zonat verilindore dhe juglindore duke lënë me kthjellime dhe vranësira të shpeshta zonat e ulëta dhe bregdetare. Në mbrëmje dhe gjatë natës, vranësirat do të tërhiqen duke e lënë vendin me mot kryesisht të kthjellët.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të mbeten konstante gjatë orëve të mëngjesit ndërsa mesdita do të sjellë një rritje të lehtë të tyre. Era do fryjë mesatarisht me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi veriperëndimor, për pasojë në det do të gjenerohet dallgëzim deri në 3 ballë.
Europa
Edhe gjatë ditës së enjte, pothuajse i gjithë kontinenti i Europës do të jetë nën ndikimin e motit të qëndrueshëm duke bërë që kthjellimet të jenë dominante gjatë gjithë ditës. Ndërsa, masat ajrore të paqëndrueshme do të ndikojnë mot me vranësira dhe shira vetëm për Alepet e Europës si edhe në Itali./a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





