



Në imazhin bashkëngjitur shihet Emma dhe James Strachan, prindër të të voglit Bonne, të cilët përkëdhelin vogëlushin e tyre i vdekur i sapo lindur.
Fotografia e këtij momenti ka bërë xhiron e mediave të botës. Ngjarja në fjalë ka ndodhur në Framlingham të Anglisë.
Siç raporton “Mirror”, lidhur me vdekjen e vogëlushit është hapur një hetim, pasi prindërit denoncuan personelin e Ipswich Hospital, për neglizhencë gjatë lindjes.
“Mjeket bënin shaka duke thënë se mund të shisnin bileta për të asistuar publikun për të parë lindjen”, thotë Emma, e cila denoncon ngjarjen.
Ajo shton më tej se atmosfera ishte aq e qetë, sa që shpesh ndihej e braktisur, në lindjen e bërë në fund të muajit janar.
Nga hetimet thuhet se vogëlushi ka lindur i zbehtë dhe i dobët dhe çdo ndërhyrje për ta përmendur, rezultoi e kotë.
Mjeku ligjor pikasi te fëmija gjurmë asfiksie, ose thënë ndryshe mungesë oksigjeni.
Ndër të tjera vogëlushi kishte lindur më i madh se normalja, një tjetër faktor që komplikoi lindjen. Hetimi lidhur me vdekjen e tij është në vijim.
Emma dhe James kanë edhe një vajzë 2- vjeçare me emrin Percy./a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





