Transmetuar më 30-09-2015, 12:25

Tiranë, 30 shtator 2015, NOA.al- Një kazino në kryeqytet është grabitur me armë. Ngjarja ka ndodhur ndaj të gdhiri, rreth orës 03.00 të mëngjesit në zonën e “Ali Demit” në Tiranë, ku një person i armatosur ka hyrë brenda saj dhe ka kërcënuar punonjësin.

Nga të dhënat paraprake siç raporton NOA.al, mësohet se grabitësi i pajisur me kapuç në kokë ka qëlluar punonjësin e kazinosë G.V., 42 vjeç dhe ka marrë një shumë të konsiderueshme parash, gjatë kohës që ambienti i lojrave të fatit po mbyllej.

Pas grabitjes i dyshuari është larguar duke humbur gjurmët, por është fiksuar nga kamerat. Të dhënat lidhur me këtë ngjarje janë ende të pakta, ndërsa nga ana e uniformave blu kanë nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e të dyshuarit./k.b/a.y/noa.al

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd