Transmetuar më 29-09-2015, 18:25

Tiranë, 29 shtator 2015, NOA.al – lzim Basha me anë të një statusi në rrjetin e tij social Facebook ka akuzuar kryeministrin Rama si bllokuesin kryesor të statusit të vendit kandidat për në BE.

“I falëm CEZ 600 milion euro, se Çekia mund të vendoste veton për statusin e vendit kandidat për në BE! Ky është justifikimi i fundit i Ramës. Po a nuk ishte Rama që bllokoi statusin e vendit kandidat për kryetarin e qarkut të Fierit? Nëse do të ishte kaq i interesuar për statusin Rama nuk e bllokonte tre vjet me radhë”, thuhet në statusin e Bashës.

Më tej kreu i opozitës shkruan se, “Veto” është argument për mega-aferën e CEZ. 600 milion eurot e shqiptarëve janë falur dhe ndarë. Gjithçka tjetër është përrallë e kokoshit 200 milionësh”.

Në fund të shkrimit të tij Basha shpreh vendosshmërinë e opozitës për t’i shkuar deri në fund kësaj afere. “Do ti shkojmë deri në fund kësaj afere. Këto janë lekët e shqiptarëve të cilët sot po burgosen e shtyhen drejt vetëvrasjes për 2000 lekë’, shkruan Basha./b.l/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd