






Vlorë, 29 shtator 2015, NOA.al – Një 33-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga policia e Vlorës pasi është kapur me lëndë narkotike si rezultat i një operacioni të koduar “Tranzit”.
Në pranga është vënë Erion Mandi, 33-vjeç, banues në lagjen "28 Nëntori" Vlorë, të cilit pas një kontrolli që i’u bë automjetit, tip Ford-Kamionçinë, me targë AA037LV është gjetur 67 kg lëndë narkotike e ndarë në 5 thasë, e fshehur dhe modifikuar në shasinë e makinës.
Operacioni i bluve të Vlorës është organizuar menjëherë pas informacioneve të marra në rrugë operative dhe në vendin e quajtur “Çezma e Thatë”, është ndaluar një automjet brenda të cilit u gjet edhe sasisa e drogës.
Sipas burime të policisë 33-vjeçari po e transportonte lëndën narkotike të fshehur në automjetin e tij drejt Vlorës. Policia ka nisur hetimet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal./b.l/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





