Transmetuar më 29-09-2015, 15:04

Tiranë, 29 shtator 2015, NOA.al- Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta mori pjesë në ceremoninë e përurimit të rrugës “Kuvajti” në Tiranë.

Në ceremoninë simbolike, z.Meta së bashku me Ambasadorin e Kuvajtit në Tiranë, Najeeb Al – Bader dhe kryetarin e bashkisë Tiranë, Erion Veliaj prenë shiritin e inaugurimit të rrugës, që ndodhet në afërsi të Pallatit të Brigadave aty ku është vendosur dhe selia e ambasadës së Kuvajtit.

Në fjalën e tij Meta vlerësoi kontributin e madh që ka dhënë shteti i Kuvajtit me financime të rëndësishme dhe projekte të shumta në vendin tonë. Gjithashtu, Meta falënderoi në veçanti edhe ambasadorin kuvajtian, Najeeb Al – Bader për mbështetjen e madhe që u ka dhënë këtyre projekteve.

Të pranishëm të tjerë në këtë ceremoni, përveç përfaqësuesve të trupit diplomatik të Kuvajtit në vendin tonë, ishin edhe Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto, nënkryetari i Kuvendit, Shpëtim Idrizi si edhe diplomatë të huaj./b.l/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd