Transmetuar më 29-09-2015, 14:42

Fier, 29 shtator 2015, NOA.al – Vendimi i qeverisë për çmimin e shpronësimit të tokës bujqësore që preket nga ndërtimi i by-pass-it Fier-Levan, ka ngritur në protestë dhjetra banorë të fshatit Povelc në Fier.
Lidhur me këtë vendim ata janë shprehur se do të bllokojnë punimet dhe do përshkallëzojnë protestat nëse nuk zgjidhet problemi.
Banorët e cilësojnë qesharak çmimin e caktuar nga shteti, që e ka cilësuar tokë të kategorisë së dytë, ndërsa theksojnë se nga shfrytëzimi i saj kanë mbajtur familjet deri më sot./b.l/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





