Transmetuar më 29-09-2015, 12:35

Tiranë, 29 shtator 2015, NOA.al -Gjykata e Tiranës ka nisur sot shqyrtimin e procesit gjyqësor ndaj ish-guvernatorit të Bankës së Shqipërisë Ardian Fullanit, i akuzuar për shpërdorim detyre.

Vetë Fullani nuk ishte i pranishëm, por avokati i tij, Maks Haxhia ka kërkuar gjykim të shkurtuar pa pranuar fajësinë. Mësohet se gjykata ka pranuar kërkesën e avokatit mbrojtës të Fullanit.

Seanca e radhës për ish-guvernatorin u la për në 6 tetor 2015, gjatë të cilës do të jepen edhe konkluzionet e prokurorisë./b.l/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd