
Manchester, 29 shtator 2015, NOA.al – Studentët që kërkojnë të bëjnë seks me të përfitojnë 20% ulje. Bëhet fjalë për një prostitutë në Manchester, të Britanisë së Madhe, Kat Lee e cila thotë se ka shumë kërkesa nga të rinj të cilët duan të humbasin virgjërinë, ku pjesa më e madhe prej tyre janë studentë.
“Ata harxhojnë paratë e tyre për seks në vend që t’i shpenzojnë për ushqim apo për libra”, thotë pornostarja 29-vjeçare.
Më tej ajo tregon se kërkesat e saj janë të shumta, saqë në vetëm dy ditë ajo ka pasur 17 rezervime.
“Zakonisht vijnë ata të virgjër që nuk mund të presin të provojnë shijen e seksit të parë. Unë jam mësuesja e tyre e seksit. Punoj fort që t’ua bëj më të lehtë. Deri tani nuk kam pasur ankesa dhe ata largohen me një buzëqeshje në fytyrën e tyre”, citohet të ketë thënë prostituta Kat Lee.
Një orë me prostitutën 29-vjeçare Lee bën 140 pound, ndërsa studentët përfitojnë 28 pound ulje./b.l/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





