Transmetuar më 29-09-2015, 11:12

Kukës, 29 shtator 2015, NOA.al – Tre shtetas shqiptarë të kosovës janë arrestuar në pikën kufitare të Morinës pasi janë kapur me kanabis. Burime zyrtare të policisë së Kukësit bëjnë me dije se droga është gjetur në automjetin me të cilin udhëtonin kosovarët.

Mësohet se në pranga janë vënë Flamur Fanaj 33-vjeç, banues në Vërmicë, Mirsad Zenuni 31-vjeç, banues në fshatin Cerc, dhe Ilir Hasanaj 21-vjeç, banues në fshatin Cerc, të Kosovës.

Arrestimi i tyre u bë pasi në Pikën Kufitare të Morinën, në automjetin e  Flamur Fanaj, me targa 04-194-DO, iu gjetën dhe iu bllokuan në cilësinë e provës materiale, 14 doza, lëndë narkotike e llojit kanabis sativa.

Policia ka nisur hetimet për veprime të mëtejshme, ndërsa materialet i kaluan  Prokurorisë për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”./b.l/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd