Transmetuar më 29-09-2015, 10:05

Nënë e bijë në Kukës, bënin biznes me trupin e tyre, duke kryer marrëdhënie seksuale me klientë të ndryshëm kundrejt pagesës. Për më tepër, kishin punësuar edhe një të tretë, sepse si duket u ishte shtuar “puna".

Për t’ia dalë sa më mirë në këtë “profesion”, dy gratë, Drita Cerriku, 41 vjeçe dhe vajza e saj 20 vjeçe Anila Cerriku, që të dyja banuese në Kukës, kishin marrë edhe një ambient me qera te lagjja nr 3 në qytetin e Kukësit pranë kopshtit. Kjo godinë ishte kthyer në bordello për të paktën tre femra që kryenin seks me pagesë me klientë nga më të ndryshmit.

Duket se veç klientëve të pambarim që blinin akte seksuale nga dy femrat, së fundi e ka marrë vesh edhe policia, ndaj ajo zhvilloi orët e fundit operacionin e koduar me emrin “Klienti”.

Policia e Kukësit tha sot zyrtarisht se ka arrestuar nënë e bijë për veprat penale “Ushtrimi i Prostitucionit” dhe “Mbajtjes së lokaleve për Prostitucion”.

Po ashtu, nga ana e specialistëve të Seksionit të Trafiqeve, në drejtorinë e Policisë Kukës ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë për “ushtrimi prostitucioni” për 36-vjeçaren N.P., banuese në Kukës. /noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd